Koronavirusi/ Nga Roma në Milano, kompanitë ajrore pezullojnë dhe reduktojnë fluturimet drejt Italisë

Koronavirusi/ Nga Roma në Milano, kompanitë ajrore pezullojnë dhe

Situata kritike e përhapjes së koronavirusit në Itali ka çuar në pezullimin dhe reduktimin e mjaft fluturimeve të kompanive ajrore të vendeve të ndryshme nga Italia.

Kompania ajrore britanike British Airlines ka vendosur që deri më datë 28 mars të anulojë disa fluturime drejt veriut të Italisë. Lajmin e ka bërë të ditur BBC e cila informon se British Airlines përveç flutrimeve drejt Milanos do të pezullojë dhe 56 fluturime që kishin si destinacione Bolonjën, Venecian dhe Torinon. Dhe kompania low cost Easyjet ka informuar se ka anuluar disa fluturime drejt veriut të Italisë për shkak të reduktimit të kërkesës së udhëtarëve.

Gjithashtu dhe Brussels Airlines ka reduktuar me 30% fluturimet drejt Italisë deri më datë 14 mars ku përfshihen udhëtimet nga 2 aeroportet e Milanos si dhe në Romë, Venecia dhe Bolonja. Më drastike është kompania izraeliane EL Al Israel Airliness e cila prej ditës së sotme 28 shkurt e deri më 14 mars ka pezulluar të gjitha fluturimet për në Romë e Milano.

Po ashtu dhe kompania Bulgaria Airlines ka anuluar të gjitha fluturimet në Milano deri më datë 27 mars. Ndërkohë kompania Royal Jordanian ka pezulluar fluturimet me Romën deri në një datë të pacaktuar. Në nivel insitutcional vendet si Arabia Saudite, Iraku, Kuvajti, Jordania, Bahreini, El Salvador, Mauritius, Turkeminstani, Seychelles e Capo Verde nuk lejojnë hyrjen në territorin e tyre të shtetasve italianë apo të personave që vijnë nga Italia. Ndërsa Kina, Eritrea, Rumania, India, Tajvani, Taxhikistani, Kirgistani dhe Kazakistani kanë vendosur karantinë të detyrueshme për çdo udhëtar që vjen nga Italia.

Masa parandaluese kanë marrë dhe shtetet si Greqia, Brazili, Kili, Bjellorusia, Qipro, Kroacia, Kolumbia, Libani, Maroku, Moldavia,  Gjermania, Ekuador, çekia, Kuba, Sllovakia, Ukraina dhe Hungaria. Këto shtete kanë vendosur kontrolle të detyrueshme mjekësore në bordin e avionëve për çdo udhëtar që mbërrin nga veriu i Italisë.


EMISIONET