Koronavirusi në prag të derës, qytetarët të shqetësuar, nuk ka maska e dezinfektantë

Koronavirusi në prag të derës, qytetarët të

Po të dalësh në qendër të Tiranës qytetarët që mbajnë maska në fytyrë janë shtuar.

Informacioni që kanë marrë nëpërmjet medias se koronavirusi na ka mbërritur në prag, në Itali i ka trembur jo pak.

"Të shqetësuar jemi por shpresojmë që të mos ndodhë asgjë, të marrim masa".

 Kanë vendosur të shtojnë masat mbrojtëse.

"Mbajmë letra të lagura dhe lagës duarsh. Sa herë që kemi tështima ose shenja të gripit ndërrojmë farsoletat".

Ka nga ata që thonë maska është e tepërt por sërish pranojnë se kanë shtuar masat për fëmijët.

"Maskat më duken të egzagjeruara ndërsa për higjenën personale është e rëndësishme".

Ndërsa në shkolla fëmijët pranojnë se nxënësit që mbajnë maska janë të shumtë.

"Mbajmë maska, edhe zysha na thotë që mund t'i mbajmë". 

Kanë dëgjuar me vëmendje të gjitha këshillat e mjekëve dhe kanë nisur t'i praktikojnë. Por kanë hasur në rritje të çmimit dhe mungesë të produkteve.

"Ka filluar të shtohet dhe çmimi i maskave. Dhe reklamat po bëhen në formë shakaje. Kjo më tepër përhap panik".

Kjo pranohet edhe nga farmacistët, të cilët e kanë jo të lehtë t'i përgjigjen kërkesave të klientëve.

"Gjendja ka qenë e kufizuar. Kemi kërkuar në disa pika për të marrë furnizime dhe ja kemi dalë me vështirësi. Çmimet kanë pësuar ndryshime".

Por qytetarët kanë dhe një tjetër shqetësim. Në kryeqytet mungojnë hapësirat publike ku qytetarët të mund të lajnë duart.

"Duhet të shtojmë nga buxheti jonë për të blerë fasoleta për të pastruar duart".


EMISIONET