Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima dhe 101 raste të reja

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima dhe 101 raste të

Bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 5 viktima të tjera ku në total numërohen 238 të vdekur.

Gjithashtu nga 776 teste të kryera u regjistruan 101 raste të reja me COVID ku numri i përgjithshëm i të infektuarve është 5106.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 22 pacientë të shëruar, nga të cilët 11 nga Shkupi, 10 nga Tetova dhe një nga Velesi.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar pesë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 95 pacientë. Në mbështetje me oksigjen janë 45 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

EMISIONET