"Mjaft me fake news. Të vërtetën mbi koronavirusin në Itali jua tregojmë ne. Në 7904 komuna italiane vetëm pak a shumë 10 prej tyre janë përfshirë nga epidemia që përbëjnë 0.05% të territorit kombëtar e vetëm 0.089% e popullisë së përgjithshme janë në gjëndje karantine" 

Ky ishte motivi që Ministri i Jashtëm italian Lugi DI Maio e Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza të shoqëruar nga dy Drejtorët e Instiutit Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë, kërkuan një takim me gazetarët e reporterët e mediave të huaja në Itali mes të cilave dhe RTV Ora.

Qëllimi i kësaj konference është informimi i saktë mbi situatën e koronavirusit në Itali.

"Duam'' , u shpreh Kreu i Diplomacisë italiane Luigi Di Maio, ''që opinioni publik në vendet që ju përfaqësoni të njihet me situatën e vërtetë të koronavirusit në Itali.''

"Përmes ambasadave italiane në botë, tha ai, po informojnë cdo ditë me një raport të saktë e të rregulltë të gjitha qeveritë e vendeve tuaja mbi situatën e vërtetë të koronavirusti në Itali. Nëse fëmijët tanë shkojnë në shkolla , dhe sipërmarrësit e huaj, turistët e cdokush mund të vij në Itali, pasi Italia po e përballon shkëlqyeshëm këtë situatë e vetëm një përqindje majft e ulët e popullsisë dhe e territorin është përfshirë nga ky virus".

"Italia'', tha ai, ''qysh në momentin e parë të shfaqjes së kësaj sëmundje, vendosi ta përballojë me transparencë, pasi është mënyra më e mirë e besueshëmrisë së një vendi."

Ministrat italianë informuar se sot kanë një lajm të mirë për të dhënë. Të gjithë pacientët e shtruar me koronavirus në Insitutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, janë shëruar.

Kreu i diplomacisë italiane tërhoqi vëmendjen se si në botë po shpërndahen informacone të gabuara me atë cka po ndodh në Itali duke dëmtuar ekonominë e këtij vendi . fluksin e turistëve, markën made in Italy si dhe reputacionin e ekspertëve italianë të shkencës e mjekësisë.

 "Për të gjitha ata vende që rekomandojnë që të mos udhëtojnë në venditn tonë dua të informoj, tha Di Maio ''se vatrat e shpërndarjes së virusit në Itali janë 2; janë disa komuna në Lombardi e një në Veneto. Në Veneto kjo komunë përbën 0.2% të territoritn rajonal e 0.1% të territorin kombëtar, ndërsa në Lombardi, komunat e përfshira nga koronavirus janë 5% të territorit rajonal e 0.4% të territorit kombëtar. ''

Aktualisht në Itali janë 40-50 mijë qytetarë, të përfshirë në komunat ku janë verifikuar persona pozitiv me koronavirus, nga 60 milionë që është numri i përgjithshëm i popullsisë italiane E ky fakt përbën 0.089% të numrit të përgjithshëm të popullsisë italiane.

Në Itali janë ekzekutuar deri më tani 10 mijë tampone për të analizuar prekjen e jo nga virusi e sipas ministrave italianë është vendi që ka kryer nurmin më të madh të analizave të tilla.

/Ora News.tv/