Koronavirusi në Itali, Conte: Do ndalojmë me polici e ushtri hyrje daljet në zonat e shpërthimit

Koronavirusi në Itali, Conte: Do ndalojmë me polici e ushtri hyrje

Me miratimin e draft ligjit ku parashikohen masa speciale për të evituar përhapjen e epidemisë së koronavirusit në nivel kombëtar, parashikohet dhe ndalimin e largimit të personave nga zonat që konsiderohen si shpërthim apo futjen në këto zona.

Një familje është larguar nga zona e karantinës për të shkuar në Jug. Duhet të ndalojmë këto lëvizje tha kryeministri Giuseppe Conte.

Po kështu në pr/ligj thuhet se prefekti, duke njoftuar paraprakisht ministrin e Brendshëm merr masat për të përdorur policinë apo ushtrinë nëse është e nevojshme për të ndaluar lëvizjen nga zonat shpërthyese të koronavirusit”

Bilanci deri më tani i epidemisë në Itali i bërë publik në konferencën për mediat i mbajtur menjëherë pas mbledhjes së këshillit të ministrave.

-Personat e infektuar janë 79 përfshirë 2 viktimat

-76 të infektuar janë në 5 rajone italiane. 64 në Lombardi, 17 Veneto, 2 Emilia Romagna, 2 Lazio (çifti i turistëve kinezë), 1 në Piemonte.

-33 persona kanë simptomat e virusit e janë në pritje të rezultatit të analizave

-18 pacientë janë në terapi intensive

Deri tani raportohet se koronavirusi eshte perhapur ne 5 rajone te Italise.

EMISIONET