Autoritetet italiane kanë shpërndarë të dhënat zyrtare të përhpjes së koroanvirusit në nivel kombëtar.

Deri në orën 17:00 të ditës së sotme 1 mars, në Itali janë konfirmuar 34 viktima dhe 1,577 persona të infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë 83 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 739 pacientë ndodhen të shtruar në spital.

140 prej tyre janë në terapi intensive nga të cilët 106 në rajonin e Lombardisë.

Në nivel kombëtar janë kryer 21,127 tampone për koronavirus.

Rajonet ku janë regjistruar viktimat dhe të infektuarit

24 të vdekur dhe 406 të infektuar në Lombardi

8 të vdekur dhe 127 të infektuar  në Emilia-Romana

51 të infektuar në Veneto

11 të infektuar në Piernonte

12 të infektuar në Marche

12 të infektuar në Liguria

4 të infektuar në Campania

7 të infektuar në Toskana

1 i infektuar në Siçili

3 të infektuar në Lazio

3 të infektuar në Abruzzo

1 i infektuar në Puglia

1 i infektuar në Bolzano

/Ora News.tv/