Koronavirusi në Iran del 'jashtë kontrollit'. 77 viktima dhe 290 të infektuar ku përfshihen dhe 8% e anëtarëve të parlamentit

Njëzet e tre anëtarë të parlamentit të Iranit nga 290 gjithsej, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Njoftimin e bëri nënkryetari i parlamentit të Iranit Abdul Reza Misri. Kjo është rreth 8% e të gjithë anëtarëve të parlamentit.

Misri e bëri njoftimin ndërsa foli para gazetarëve sot në Teheran, duke përmendur një letër të hapur për Liderin Suprem të Iranit Ali Khamenei nga kryetari i Parlamentit Ali Larijani.

Në letër, deputetët gjithashtu u thirrën që të ndërpresin kontaktin me publikun për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, shkruan CNN.

Larijani gjithashtu mbrojti për vazhdimin e pezullimit të seancave të hapura në parlament në letrën e tij të hapur drejtuar Khamenei, e cila u miratua javën e kaluar në mes të shpërthimit në rritje të Iranit.

77 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran dhe janë 2,336 raste të konfirmuara në vend, tha vëvendës Ministri i Shëndetësisë Alireza Raisi ditën e sotme në TV shtetërore.

Shqetësimi është në rritje për situatën në Iran, i cili po lufton me një shpërthim mes një krize të vazhdueshme ekonomike.

Vendi raportoi rastet e para në 19 shkurt. Radio Shtetërore njoftoi të hënën e 2 marsit se një këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei humbi jetën pas kontraktimit të koronavirusit.

EMISIONET