Koronavirusi ndikon në ekonomi,Preçi: Do ndjehet në turizëm

Koronavirusi ndikon në ekonomi,Preçi: Do ndjehet në

Teksa një pjesë e madhe e fabrikave në Kinë kanë ndërprerë aktivitetet, ekspertët e ekonomisë shprehen se dhe vendi  rrezikon të humbasë të ardhura. Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, ndikim do të ketë në turizëm nëse situata nuk ka përmirësim.

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet me ritme të shpejta, ekspertët e ekonomisë shprehen se kjo do të ketë impakt dhe në ekonominë e vendit tonë.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, janë tregtarët dhe turizmi që do të preken nëse situata nuk ndryshon.

Zef Preçi: Pavarësisht faktit se Shqipëria nuk është një atraksion shumë i madh turistik në Azi, mendoj se dëmin më të madh e bën në turizëm. Në të njëjtën kohë nuk është ndonjë madhësi sinjifikante, por nuk duhet injoruar. Nga ana tjetër bizneset që kanë pasur kontrata në proces me grupe turistike që vinë nga Kina apo agjencitë ajrore duhet të përshtasin strtategjitë e tyre, të shohin për tregje të reja.

Në Kinë, një pjesë e madhe e fabrikave, prej ditësh janë të mbyllura dhe kanë ndërprerë prodhimin, për shkak të emergjencës shëndetësore.

Sakaq edhe bursat ndërkombëtare kanë filluar të ndjejnë efektin, teksa çmimet e aksioneve dhe metaleve bazë që përdoren në aktivitetin industrial kanë nisur të bien.


EMISIONET