Koronavirusi mund të "prekë" Coca - Cola-n, do të ulet numri i shitjeve

Koronavirusi mund të "prekë" Coca - Cola-n, do të ulet

Përhapja e koronavirusit ka ndikuar negativisht dhe në ekonomi. Kompania Coca - Cola deklaroi se kjo mund të ndikojë shumë në uljen e prodhimit dhe të shpërndarjes së pijes.

Kina është vendi që i siguron kompanisë ëmbëltuesin artificial, dhe me gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi, eksporti i saj do të ulet ndjeshëm.

Gjithashtu kompania njofton se ka marrë masa drastike për punonjësit e saj në Kinë në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i saj, ai shprehet se të gjithë punonjësit në Kinë janë pajisur me maska dhe dezinfektantë si dhe pajisjen e fabrikave me sisteme temperature në mënyrë që të mos krijohet një ambjent për koronavirusin që të zhvillohet.

Ai shprehet se Coca - Cola ka dhuruar donacione të shumta drejt organizatave shëndetësore që po merren me parandalimin e koronavirusit.

EMISIONET