Koronavirusi, mjeku Petrit Vargu kritikon qeverinë: Terr informativ, karantina në çdo pikë kufitare

Koronavirusi, mjeku Petrit Vargu kritikon qeverinë: Terr informativ,

Mjeku Petrit Vargu ishte i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ku komentoi situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Itali. Vargu, duke iu referuar situatës, u shpreh se duhet  ruajtur qetësia, por theksoi se duhet të merren masat e duhura për të përballuar çdo situatë emergjente në vendin tonë.

Petrit Vargu: Të ruash qetësinë është gjë pozitive dhe rrit efikasitetin. Megjithatë, pa kaluar në panik, vetë OBSH e ka përcaktuar si emergjencë, çdo shtet duhet të marri masat. Edhe Shqipëria duhet të marr masat me shumë seriozitet. Me një ndër shtetet që ne kemi shkëmbim njerëzish, tani është shteti me më shumë të prekur nga koronavirusi. Kisha një mendim që Italia do të ishte një nga vendet më të prekura.

Më tej, mjeku Vargu kritikoi strukturat shtetërore në lidhje me menaxhimin e situatës. Ai tha se ka një terr informativ në lidhje me masat e marra, ndërsa tha se nuk ka as staf të kualifikuar për situata të tilla.

Petrit Vargu: Unë shoh një mur informativ. Mos informim total, duhet të ketë shumë transparencë që të mos ndodh siç ndodhi me tërmetin, që më pas na gjeti të papërgatitur. Ne nuk dimë se çfarë janë diskutuar në këto mbledhje. Dëgjova që janë 3 spitale për karantinë. Duhet të ketë një diskutim mbarë kombëtar. Ato që preken janë jetët  shqiptarëve. Për mendimin tim, këto që po drejtojnë aktualisht, nuk shoh ndonjë staf të kualifikuar. Unë do të kërkoja të bëja tavolina të mëdha për të marrë mendimin e gjithë palëve.

Deri më tani është folur se do të ketë një qendër të vetme për karantinë, në rast se në Shqipëri do të përhapet virusi i rrezikshëm. Por mjeku Petrit Vargu është kundër kësaj ideje të qeverisë shqiptare. Ai thotë se karantina duhet të ketë në çdo pikë kufitare.

Petrit Vargu: Ku do të bëhet karantina? Kush janë masat? Si janë masat? Unë nuk jam dakord që të ketë një qendër karantine të centralizuar. Karantinat bëheshin në të gjitha pikat kufitare. Nuk ke pse ta marrësh nga Hani Hotit dhe ta çosh, psh në Elbasan. Do të ishte më mirë që të bëhej një debat teknik midis njerëzve që pretendojnë se dinë. Unë nuk jam për një karantinë të vetme, duhet të ketë çdo pikë kufitare.

Ndër të tjera, ai theksoi se lufta ndaj koronavirusit kalon në tre faza, duke nisur nga parandalimi i përhapjes te kurimi i sëmundjes.

Petrit Vargu: Luftën kundër koronavirusit do ta ndaja në tre pjesë; së pari parandalimi i hyrjes në territorin shqiptar, parandalimi i përhapjes në territor dhe kurimi i sëmundjes. Italianët në taskforcën e tyre, kanë edhe shefin e karabinierisë së “Nazit”, që merret me ruajtjen e sëmundshmërisë. Gjëja e parë është e përgjithshme shtypi për informimin e popullësisë, jo të krijohet një mur informativ. Kur kemi panik? Kemi kur shohim se çfarë ndodh në tv, dhe themi po na ndodh te shtëpia jonë. 

EMISIONET