Kufijtë midis Spanjës dhe Portugalisë do të mbyllen deri në fund të së hënës, duke lënë vetëm nëntë vendkalime aktive për të lejuar kalimin e produkteve dhe punëtorëve që u kërkohet të kalojnë kufirin.
Njoftimin e dha Ministri i Punëve të Brendshme të Portugalisë, Eduardo Cabrita, sot në një konferencë për shtyp.
Sipas Cabrita, vendimi, i cili u mor së bashku nga autoritetet në Spanjë dhe Portugali, do të shohë koordinim të vazhdueshëm midis dy vendeve për të siguruar që fluksi i mallrave thelbësorë nuk do të ndikohet, shkruan CNN.
"Ekonomia duhet të vazhdojë, dhe kështu është thelbësore të garantohet transporti i ushqimit dhe produkteve thelbësore brenda BE", tha Cabrita.
Ministri i Punëve të Brendshme të Portugalisë shtoi se zyrtarët gjithashtu do të zbatojnë kontrolle të reja në aeroporte, me kontrollet e temperaturave për të gjithë pasagjerët.
Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë pas Italisë me 297 viktima dhe 8,744 të infektuar.
Në Portugali janë regjistruar 331 të infektuar me Covid-19.
/Ora News.tv/