Koronavirusi, lojtarët e Napolit në radhë për të blerë ushqime për vetë-karantinim

Koronavirusi, lojtarët e Napolit në radhë për të

Italia është e gjitha në karantinë. Jeta publike është paralizuar, duke “kyçur” në shtëpi miliona njerëz.

Këtij fati nuk i kanë shpëtuar as yjet e Serie A, të cilët, si çdo qytetar i zakonshëm, kanë shkuar nëpër supermarkete duke pritur në radhë për të bërë pazare për shtëpinë.

Lojtarët e Napolit; Callejon, Ospina dhe Llorente ishin tre nga futbollistët që u panë në radhë për të bërë furnizime për shtëpinë e tyre.

Natyrisht që situata e krijuar nga koronavirusi i prek dhe lojtarët, të cilët do të duhet të qëndrojnë larg ambienteve publike për të shmangur infektimin.

Tre lojtarët e Napolit kanë zgjedhur të bëjnë pazare në një nga supermarketet e qytetit që qëndron i hapur 24 orë.

EMISIONET