Koronavirusi, Italia kërkon një protokoll kombëtar për përdorimin e ilaçit Tocilizumab

Koronavirusi, Italia kërkon një protokoll kombëtar për

Paolo Ascierto, një mjek nga spitali i Napolit ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit të një ilaçi, i cili përdoret për kurimin e artritit tek pacientët. Sipas mediave italiane, mjeku ka thënë se ai ka trajtuar dy pacientë me të, dhe brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera.

Një kurë e re me ilaçin Tocilizumab duket se po jep efekte tek pacientët e prekur me koronavirus.

Mediat në Itali informojnë se drejtori i Repartit të Onkologjisë e Terapive Inovative në Institutin e tumoreve në Napoli Paolo Ascierto, ka nisur kurimin e 2 pacientëve pozitiv me koronavirus, me ilacin Tocilizumab, i përdorur në kurat anti artrit e reumatizëm.

“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Nesër një nga 2 pacientët do të ekstrubohet sepse gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm. Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, thotë mjeku.

Ndërkohë edhe në Kinë janë parë rezultatet e para të mira nga përdorimi I këtij medikamenti.

Tashmë po kalon prova klinike në 14 spitale në Wuhan. Një nga mjekët u shpreh: "Tashmë 24 orë pas infuzionit, përmirësimet u panë veçanërisht në njërin nga dy pacientët, i cili ishte në gjendje më të rëndë. Mjekët thonë se në Kinë, deri më tani janë kuruar 21 persona nga ky ilaç".

Ndoshta, edhe Shqipëria duhet të nisë konsultat me mjekët italianë për të analizuar mundësinë e përdorimit të këtij medikamenti në rastet e prekura nga COVID 19.




EMISIONET