Koronavirusi, Gjermani: Të gjithë qytetarët që hyjnë në aeroport do të "izolohen"

Koronavirusi, Gjermani: Të gjithë qytetarët që hyjnë

Gjermania ndërmori masa të rrepta për qytetarët që vijnë nga Kina. Ata do të qëndrojnë përreth dy javë të "izoluar" nga autoritetet dhe do t'i nënështrohen testeve mjekësore.

Zëvendës ministri për çështje sociale dhe integrim në Hesse deklaroi se të gjithë do të mbahen nën kujdesin e mjekëve dhe do tu sigurohet ushqimi përgjatë 14 ditëve.

Kushtet për këtë lloj trajtimi janë ende në diskutim nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria për të siguruar që askush që mund të jetë infektuar të hyjë në territorin gjerman apo të dalë jashtë tij.

Një zëdhënës i ministrisë deklaroi se qeveria do të dërgojë avionë në Ëuhan për të rikthyer në vend qytetarët gjerman. Çdokush që shfaq simptoma gjatë fluturimeve do të marrin ndihmë mjekësore të menjëherëshme.

Këto masa janë ndërmarrë pas konfirmimit të 4 rasteve me koronavirus në Gjermani.

Ministri i Shëndetësisë shpreson për arritjen e një marrëveshje me Kinën për të rikthyer sa më parë qytetarët gjerman.

EMISIONET