Koronavirusi “acaron” Gjimshitin: Nuk dalim dot jashtë përveç stërvitjes

Koronavirusi “acaron” Gjimshitin: Nuk dalim dot jashtë

Koronavirusi vijon të përhapet gjerësisht në kontinentin evropian duke marrë jetën e afro 200 personave.

Vendi me i prekur mbetet Italia të cilët pak ditë më parë kanë shpallur gjendjen e emrgjencës.

Në këto kushte nuk mund të mbetet jashtë as bota e sportit, teksa në Serie A është vendosur që deri më 3 prill ndeshjet e programuara të futbollit apenin të luhen pa tifozë.

Gjendjen e rënduar të shtetit fqinj përtej Adriatikut e konfirmon edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare te futbollit Berat Gjimshiti.

Në një intervistë për mediat zviceriane futbollisti i Atalantës shprehet se virusi famëkeq po përhapëet gjerësisht dhe se pak ditë me parë mungonin disa produkte kryesore në zonën e Bergamos.

 “Dita është bërë rutinë në Bergamo. Makinë, stërvitje, shtëpi dhe asgjë tjetër. Nuk takojmë askënd pasi situata është përkeqsuar. Kjo është arsyeja pse ditët e mia janë bërë shumë monotone. Shkoj në stërvitje me makinë dhe më pas drejt e në shtëpi. Ndërkohë, bëj edhe pazarin.Pak ditë më parë në supermarkete kishte mbaruar mielli dhe makaronat, por tashmë raftet janë mbushur sërish. Tani çdo ditë konsumojnë ushqimin në shtëpi, në mesditë dhe në darkë. Nuk ka më restorante dhe nuk dalim jashtë. Kjo do të thotë se pse une shoh shpesh Netflix dhe ndeshje futbolli. Nuk neglizhojmë asgjë pasi shëndeti është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Gjimshiti.

Kujtojmë së Berat Gjimshiti është duke zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Atalantas.

26 vjeçari kuqezi është një titullar i padiskutueshëm në taktikat e trajnerit Xhanpiero Gasperini.

EMISIONET