Koronavirusi/ 18 të vdekur në Korenë e Jugut, në Tajlandë regjistrohet viktima e parë, 117 të infektuar në Gjermani

Koronavirusi/ 18 të vdekur në Korenë e Jugut, në

18 viktima dhe 3,736 të infektuar në Korenë e Jugut

Qendra e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se janë  586 raste të reja të koronavirusit duke e çuar në 3,736 numrin e të infektuarve në vend.

Autoritetet njoftuan gjithashtu edhe për një viktimë dukë e çuar në 18 numrin e viktimave, shkruan CNN.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara, qyteti i Daegu ka pjesën më të madhe të rasteve me koronavirus, me 2,569 të tilla.

Të paktën 2,113 raste në Daegu kanë qenë të lidhura me grupin fetar Shincheonji, të cilët janë akuzuar nga zyrtarët për pengimin e luftës kundër virusit.

Zyra e arsimit e Daegu konfirmoi shturjen e rifillimir të shkollave edhe për dy javë të tjera.

Viktima e parë në Tajlandë

Konfirmohet në Tajlandë viktima e parë nga koronavirusi. Ai ishte një 35-vjeçar i cili u infektua pasi kishte kontakte me turistë kinezë. Viktima ishte shtruar në nspital në 16 shkurt dhe më pas ishte transferuar në Institutin e Sëmundjeve Infektive të Bamrasnardura ku dhe humbi jetën pas kompikacioneve të shumta.

117 të infektuar në Gjermani

Numri i rasteve të infeksionit koronavirus në Gjermani është rritur në 117. Rajoni më i prekur mbetet North Rhine-Westphalia, me 66 të infektuar. 

EMISIONET