Koreografi tregon çfarë ndodhi pas ‘sherrit’ me Elvanën: Më shkruajti menaxheri i saj

Koreografi tregon çfarë ndodhi pas ‘sherrit’ me

Një nga lajmet më të bujshme ka vitin 2019 ka qenë ai i koreografit të mirënjohur Tan Brama dhe këngëtares së dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata. Brama, u shpreh se Elvana ishte xheloze për artistet e tjera, dhe arsyeja pse përjashtoi nga trupa e saj ishte pasi e pa të performonte me Kidën.

Por në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku në emisionin e saj Glamour Zone në RTV ORA, Tani zbuloi se cfarë ndodhi, pas bujës mediatike.

Ester Bylyku: A të kontaktoi Elvana pas bujës mediatike?

Tan Brama: Pasi më hoqi nga Instagrami unë e bllokova. Më pas më shkruajti menaxheri i saj dhe i thash që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thash kështu ndodhi dhe kaq.

Ester Bylyku: Po më vonë, u përpoq Elvana të të bllokonte punën tek artistët e tjerë?

Tan Brama: Jo, Elvana nuk është vajzë e tille.

EMISIONET