Lajmi është në përditësim të vazhdueshëm

Ora 8:51 Shkon në 6 numri i të infektuarve në Irak

Një burrë në kryeqytetin e Irakut Bagdad rezultoi pozitiv me koronavirus pasi u kthye nga Irani, tha Ministria e Shëndetësisë së Irakut në një deklaratë sot.

Ky është rasti i parë i virusit në Bagdad duke e çuar në 6 numrin e të infektuarve në vend.

Ora 8:17 Koreja e Jugut konfirmon viktimën e 13, 1,595 të infektuar

Koreja e Jugut ka raportuar një tjetër viktimë nga koronavirusi, duke e çuar numrin kombëtar të vdekjeve në 13.

Viktima është një burrë 74-vjeçar që ishte anëtar i grupit fetar Shincheonji. Ai vdiq të enjten e 27 shkurtit në mëngjes, tha kryetari i qytetit Daegu, i vendosur në jug të vendit.

Gjithashtu u konfirmuan edhe 334 raste të tjera të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm kombëtar në 1,595 të infektuar.

Shumë nga rastet në mbarë vendin kanë qenë të lidhura me degën Shincheonji në Daegu. Grupi thotë se ka dorëzuar listën e të gjithë pjesëmarrësve të saj autoriteteve shëndetësore të Koresë së Jugut.

Ora 08:17 Japonia konfirmon viktimën e 7-të

Ministria e shëndetësisë në Japoni ka konfirmuar viktimën e 7 në vend nga koronavirusi.
Pacienti ishte një burrë 80-vjeçar që jetonte në Tokio. Autoritetet shëndetësore thanë që ata nuk kanë gjetur ende prova të kontaktit të drejtpërdrejtë me një pacient tjetër të infektuar.

Ora 08:17 Hong Kongu konfirmon 2 raste të reja, 91 të infektuar në total

Hong Kong konfirmoi dje më 26 shkurt dy raste të reja të koronavirusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 91.

Lexo edhe:  Koronavirusi, rritet bilanci në Korenë e Jugut: 12 të vdekur dhe 1,261 të infektuar. Në Hong Kong numri i rasteve shkon në 89.

/Ora News.tv/