Koreja akuzon FBI-në për sulmin ndaj Ambasadës në Spanjë

Koreja akuzon FBI-në për sulmin ndaj Ambasadës në

Koreja e Veriut ka bërë me dije se po i trajton me seriozistet spekulimet se në bastisjen e ambasdës së sa saj në Spanjë ka patur lidhje edhe FBI-ja. Lajmi ka qarkulluar gjerësisht në mediat spanjolle, ndërsa Uashingtoni ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë cështje. Gjithësesi, të pyetur të gazetarët, zyrtarët e Byrosë së Investigimit dhe ata të CIA-s, kanë refuzuar të komentojnë.

Pas sulmit në Ambasadën e Koresë së Veriut në Spanjë, Peniani ka lëshuar akuza në drejtim të Shteteve të Bashkuara, teksa në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se po konsiderohen seriozisht spekulimet se në bastisjen e godinës diplomatike.

Në komentin e tyre të parë, zyrtarët koreano-veriorë thanë se bëhet fjalë për një sulm terrorist i cili thyen të gjitha normat ndërkombëtare.

Bastisja është marrë përsipër nga një grupim i cili ka për synim të rrëzojë qeverinë e Kim Jong-un. Këta të fundit, besohet të kenë marrë kompjutera dhe të dhëna të tjera, ndërsa në një lajmërim të shpërndarë shkruan se i kanë mundësuar prova edhe Byrosë Kombëtare të Investigimit.

Ajo që dihet deri më tani është se ka patur urdhëra arresti ndëkrombëtarë për autorët e dyshuar. Gjithësesi, ende mbeten misterioze rrethanat e tjera të ngjarjes. E përditshmja spanjolle, El Pais, shkruan se grupimi që kreu bastisjen mund të ketë patur lidhje me CIA-n, por kjo agjensi integjente ka refuzuar që të komentojë për mediat.

Qeveria amerikane ndërkaq ka mohuar çdo përfshirje në ngjarjen e regjistruar të mërkurën.

Mediat kanë shkruar gjithashtu se arsyeja e vjedhjes së informacionit mund të ketë patur lidhje me ish-ambasadorin, Kim Hyok-chol, i cili është dëbuar nga Spanja për shkak programit bërthamor të Koresë së Veriut.


EMISIONET