Qeveria e Koresë së Jugut ka prezantuar këtë të hënë (30 mars) një paketë financiare që do të ndihmojë vendin për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Rreth 14 milion familje do të përfitojnë ndihma financiare nga kjo paketë, ku parashikohet se qeveria do të mbulojë 70 përqind të të ardhurave të këtyre familjeve.

Niveli i të ardhurave që do të fitojë çdo familje varet nga numri i personave. Ata që jetojnë vetëm do të përfitojnë një shumë prej 327 dollarësh në muaj.

Ndërsa familjet me 4 ose më shumë pjesëtarë do të përfitojnë 817 dollarë.

Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 78 raste të reja brenda 24 orëve duke shënuar gjithsej 9,661 të infektuar ndërsa numri i viktimave është 158.

/Ora News.tv/