Korçë, prangosen 3 persona, kaluan 20 emigrantë në kufi kundrejt pagesës prej 500 euro

Korçë, prangosen 3 persona, kaluan 20 emigrantë në kufi

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri” ku është goditur një rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 3 shtetas të cilët u kapën duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm.

Dy prej tyre gjatë ndjekjes nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatet e Policisë Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë dhe FNSH, në vijim të operacionit policor “Perimetri” kanë goditur një tjetër rast si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. R. R., 29 vjeç, banues në Sauk, Tiranë. K. B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.” – njofton policia.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik-Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B., udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan.

EMISIONET