Korçë, përplaset makina me 3 fëmijë

Korçë, përplaset makina me 3 fëmijë

Dy automjete janë përplasur në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Mësohet se në njërin nga mjetet ndodheshin tre fëmijë, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por vetëm tronditje psikologjike.

Dy mjetet e përfshira në aksident janë një Ford dhe një Audi.

Shkak i aksidentit dyshohet shkelja e rregullave te qarkullimit dhe mos respektimi i sinjalistikës.

EMISIONET