Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas.

Policia informon se një makinë ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Opel", ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”,- njofton policia.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes.

EMISIONET