Korçë, makina përplas motorin, një i plagosur

Korçë, makina përplas motorin, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Korçë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme (17 prill) në unazën e qytetit, ku një makinë Benz u përplas me një motor.

Mësohet se drejtuesi i motorit ka marrë plagë në kohë, ndërsa u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave.

EMISIONET