Korçë, makina aksidenton për vdekje një person me biçikletë

Korçë, makina aksidenton për vdekje një person me

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë u aksidentua për vdekje nga një makinë e cila drejtohej nga shtetasi E.B. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në lagjen nr 3 të qytetit të Korçës.

"Shtetasi E.B, duke drejtuar mjetin tip "Reno" me targa AA981OI, ka aksidentuar Raqi Meraj i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Korçës", thotë policia.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET