Korçë, kapen dhe dy bashkëpunëtorë për 121 kg kanabis të fshehur në pyll

Korçë, kapen dhe dy bashkëpunëtorë për 121 kg

Dy persona, janë ndaluar si bashkëpunëtorë të dyshuar të implikuar në trafikun e kanabisit në Korçë. Bëhet fjalë për sekuestrimin e 121 kg bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa sekuestruar në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll më 25 mars 2018. 

Në bazë të një hetimi 3 mujor, kryer me metoda speciale, si edhe në zbatim të urdhërit nr 316 datë 17.05.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje: 

 Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll.

 Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: E.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

EMISIONET