Korçë, aksidentohet makina me sirianë, po ndiqej nga policia

Korçë, aksidentohet makina me sirianë, po ndiqej nga policia

Një makinë, e cila po transportonte shtetas sirianë është aksidentuar në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në rrugën Dishnicë-Çiflig, ku sipas policisë mjeti ka ndalë nga rruga duke u përmbysur.

Siç duhet edhe nga pamjet, makina është përmbysur, ndërsa ishte duke u ndjekur nga Forca e Lëvizjes Operacionale që e kishte pikasur për transportim të paligjshëm.

Si pasojë e aksidentit raportohet për 2 të lënduar që janë dërguar në spitalin e Korçës, ndërsa drejtuesja e makinës nuk kanë pësuar lëndime.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


EMISIONET