Kopshti zoologjik në mëshirë të fatit, hijet e dyshimit në tenderin 7 mld të bashkisë

Kopshti zoologjik në mëshirë të fatit, hijet e dyshimit

Me nisjen e procedurave për tenderin 7 miliardë lekësh, kopshti zoologjik është lënë në harresë të plotë. Ndoshta në këtë mënyrë bashkia e Tiranës do të justifikohet për domosdoshmërinë e ndërhyrjes, për të shmangur vëmendjen nga procesi i garës

Kopshti zoologjik është lënë në gjendje të mjerueshme sa i përket shërbimit ndaj kafshëve dhe menaxhimit të ambienteve brenda sipërfaqes së parkut.

Ky park është shndërruar në një shesh të mbushur me lodra të shkatërruara, stola të thyer e që shërben më shumë si një magazinë se sa për funksionin që ka.

Kryebashkiaku duket se në këtë mënyrë do të kërkojë të justifikojë dhënien e supertenderave kompanive për të cilët akuzohet se po I favorizon.

Madje opozita tashmë ka bërë të ditur se dhe fituesi Ii 7 miliardë eurove është i paracaktuar.

Dyshime madje ka dhe për kompaninë që do të realizojë mbikëqyrjen e investimeve.

EMISIONET