Kopjoi këngën e reperit gjerman? Era Istrefi u mbyll gojën të gjithëve

Dueti i Era Istrefit me reperin rus Allj, i cili u publikua dje me klip muzikor është pritur shumë mirë nga publiku. “Sayonara Detka” po arrin gati 2 milionë klikime në Youtube.

Por këngëtarja Era Istrefi është përballur me akuza për vjedhjen e këngës që kur u pubkikuar vetëm me audio.

Të gjithë thonin se ia ka kopjuar reperit gjerman Bausa, prandaj shqiptarja vendosi të reagvojë me anë të një postimi në Instagram.

 “Ata që po shqetësoheshin se kam “vjedhur” këngën e Bausa-s, duhet të dinë se Bausa është pjesë e këtij projekti si tekst-shkruajtësi kryesor i saj dhe i merr meritat e autorit të këngës, ashtu si dhe grupi i tij.

Sa për të drejtat e autorit, ai është listuar si tekstshkrues në “Sayonara Detka” me emrin e tij të vërtetë Julian Otto. Mund ta shihni poshtë këngës në Spotify”, shkruajti Era në Instagram.

Videoja e gjermanit Bausa titullohet "Ëas du liebe nennst" dhe numëron plot 130 milionë klikime në Youtube që prej vitit 2017.


EMISIONET