Kooperativa e Xarrës, aty ku papunësia është zero

Kooperativa e Xarrës, aty ku papunësia është zero

Kooperativa e Xarrës e drejtuar nga zv/ministri i Bujqësisë Dhimo Kote është një model suksesi i Bashkimit të Fermerëve.  "Bujqësia" ishte në qendër të diskutimit të emisionit "Ekopolitikë", ku të ftuarit në një linjë përmendën pikërisht këtë kooperativë kapitaliste të agrumeve, e cila sjell përfitime të mëdha dhe ku papunësia në këtë zonë është zero.  

Arben Malaj: Një shembull të sukseshëm sot kemi zv/ministrin në qeveri Dhimo Koten, i cili shumë vite më parë ka emigruar, u rikthye, mori teknologjinë që kishte aplikuar në Greqi, mori edhe tregjet sepse kërkesa ishte më e madhe dhe u fut menjëherë në treg. Pra avantazhi i tyre është që ata futen në treg sepse ata njofin dhe tregjet potenciale aty ku kanë punuar. Jo se ja marrin atij nga të cilit kanë ikur . Kur bëhet fjalë për eksport  bëhet fjalë për sasira të mëdha dhe shumë shpejt ai sapo u kthye në Shqipëri pas dy vitesh ai pati eksport në Poloni dhe shumë vende europiane.

Artur Dojaka: Dhe në mos gabohem bëhet fjalë për një iniciativë të suksesshme që është ndër të parat, kooperativa e Xarrës sa i përket agrumeve. Pra një kooperativë  e krijuar nga disa emigrantë drejtuar nga Dhimo Kote, e cila ka treguar që afatgjatë në 15 vite është e suksesshme

Arben Malaj: Dhe papunësia në atë zonë ishte zero.


EMISIONET