Kontrolle në portin e Sarandës, asnjë pasagjer i dyshuar me koronavirus

Kontrolle në portin e Sarandës, asnjë pasagjer i dyshuar me

Shqipëria ka forcuar kontrollet dhe masat në kufi pasi koronavirusi vdekjeprurës është konfirmuar në 3 nga 5 vendet, fqinje, por lëvizja nga toka, deti e ajri vijon normalisht. 

Koronavirusi vdekjeprurës është konfirmuar në 3 nga 5 vendet fqinje të Shqipërisë, por lëvizja nga Ajri, toka e deti vijon normalisht.

Tre nga pasagjerët që mbërritën në mëngjes në Sarandë nga Korfuzi ishin shtetas grekë.

Ata iu nënshtruan kontrolleve tashme standarde me matjen e temperaturës dhe deklarimin e historikut të udhëtimit dhe u lanë të futen normalisht në tokën shqiptare.

Specialistët e DSHP-së ndodhen në port thonë se kontrollit i nënshtrohen të gjithë dhe deri më sot nuk ka rezultuar asnjë i prekur.

Përtej kontrolleve nga ana e autoriteteve shqiptare, udhëtarët thonë se në doganën greke, nuk kishte asgjë kontroll shëndetësor për personat që kalonin kufirin.

Shqipëria ka përforcuar masat dhe kontrollet në të gjitha pikat kufitare të vendit.

EMISIONET