Kontrata me Edi Rejën, Duka zbulon pikat që e bindën

Kontrata me Edi Rejën, Duka zbulon pikat që e bindën

Rezultatet pozitive nën drejtimin e Edi Rejës e bindën presidentin e Federatës  Shqiptare që t'i zgjas kontratën edhe për 4 vitet e ardhshme.

Një zgjatje që presidenti i FSHF, Armand Duka e ka sqaruar në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora.

"Është shumë e rëndësishme në futboll kur gjen balancat pozitive në ekip dhe kur arrinë motivimin e skuadrës. Trajneri në një ekip kombëtar ka shumë për të bërë. Por kryesisht krijimi i një atmosfere pozitive, krijimi i frymës së grupit dhe mënyra e vendosjes apo e leximit të lojës, vendosjes së ekipit në fushë, e ndryshimit taktikisht brenda 90 minutave janë armët kryesore që ai e ndihmon ekipin. Dhe unë mendoj se këto Edi Reja i ka dhe mosha e eksperienca e tij e ndihmojnë për t'i pasur. E para nuk mendova se pas një bashkëpunimi me balanca pozitive pas 7-8 muajsh do të dilnim të kërkonim një trajner tjetër dhe duke u bindur se nuk mund të kesh një më të mirë nuk ke pse të kërkosh për të ri,"
tha Duka.




EMISIONET