Arbitrimi në Kategorinë Superiore këtë fillim viti ka qenë shumë i kontestueshëm nga disa klube të futbollit shqiptar. 

Bylisi disa herë ka tentuar të braktisë sfidën për shkak se vendimeve të gjyqtarëve. Në lidhje me këtë ishte në emisionin "Ora Sport' në RTV Ora, gazetari Bashkim Tufa u shpreh se gjyqtarët nuk kanë interesa për të prishur kampionatin ata komprometohen nga presidentët e klubeve në Shqipëri:

Gjyqtarët nuk janë asnjëherë më e mirë si niveli i skuadrave dhe nivelin e futbollit ku ato drejtojnë. Arbritrat bëhen tabelë qitje, ata nuk kanë interesa. Janë presidentët e klubeve ata që e komprometojmë gjyqtarët. Masat janë të papërfillshme për arbritrat, dëbohen disa javë dhe rikthen sërish në detyrë. Ata të "shkretë" një herë bëhen me njërën palë herë me tjetrën.

/Ora News.tv/