Konspiracioni i boksierit të njohur: Koronavirusi është 'krijuar nga njeriu' ndërsa 'qeveritë testojnë 5G'

Boksieri britanik Amir Khan ka shkaktuar polemika të shumta në Britaninë e Madhe dhe tabloidët ndërkombëtarë me teorinë e tij konspirative mbi koronavirusin. 

Boksieri Amir Khan beson që përhapja e COVID-19 është e lidhur me testimin e rrjetit të komunikimit 5G.

Duke folur për 1.3 milion ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”, Khan diskutoi për një teori konspiracioni se si koronavirusi është bërë nga dora e njeriut dhe është duke shërbyer si një hutim.

Ai ka zbuluar se ka parë shumë video dhe gjëra për këtë dhe edhe pse shkencëtarët thonë ndryshe, ai ka dalë në përfundim se teknologjia me shpejtësi të lartë është një lajm i keq për njerëzit.

“Nuk mendoj se vjen nga Kina. Kjo është një gënjeshtër, me të vërtetë. Njerëzit janë duke thënë se ata kanë ngrënë lakuriqë dhe gjarpërinj dhe helmi është përzier. Çfarë broçkulla? A besoni në këtë? Unë jo”, është shprehur ai.

Khan thotë se pandemia është është 'bërë nga njeriu' për të mbajtur nën kontroll popullsinë ndërsa qeveritë ndërtojnë kulla 5G.

“A nuk mendoni se ka të bëjë me ato kullat 5G që janë duke shkuar lart. Është një gjë e bërë nga njeriu. Është vendosur atje për një arsye – derisa ata e testojnë 5G. Mund të jetë për kontroll të popullsisë”, ka shtuar ai.

Teoria është kundërshtuar nga shkencëtarët dhe politikanët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën.

Fakti i plotë thotë se "nuk ka asnjë provë që 5G është e dëmshme për njerëzit" dhe teknologjia është deklaruar e sigurt nga ICNIRP, organi që vendos udhëzime për kufijtë e sigurt të ekspozimit ndaj rrezatimit.

"Sa herë që ndodhin 3G, 4G, 5G, gjithmonë ekziston një model. Kthehu në 2003, kur 3G u lëshua në botë pati një shpërthim të SARS. Pastaj në vitin 2009, u prezantua 4G, shpërtheu gripi i derrit. Në 2020,  njerëz 5G, bën xhiro koronavirusi, "shtoi Khan.

Ai nuk është i vetmi njeri i famshëm që beson teorinë e tij të çuditshme megjithatë. Aktori Woody Harrelson gjithashtu ka dalë dhe ka folur edhe për këtë teori të veçantë të komplotit.

EMISIONET