Konkluzionet e Komisionit të Venecias gati deri më 11 tetor

Konkluzionet e Komisionit të Venecias gati deri më 11 tetor

Komisioni i Venecias do të japë konkluzionet e tij për shkarkimin e presidentit Ilir Meta më 11 tetor.

Delegacioni i ardhur në Tiranë zhvilloi sot (11 shtator) edhe takimet e fundit.

Pas rreth një orë bisede me anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Kaarlo Tuori, drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias tha se kanë grumbulluar mjaft informacion.

Kaarlo Tuori: "Kemi mbledhur shumë informacion. E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur apo jo Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm shumë informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor"

Kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja tha pas bisedës gati një orëshe me delegacionin e Komisionit të Venecias se kanë diskutuar në lidhje me objektivitetin e trajtimit të kësaj çështje nga ana e Komisionit Hetimor.

 Ulsi Manja: “Ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor duke u nisur nga parimet dhe standartet më të larta profesionale dhe kushtetuese dhe me objektivitet maksimal , me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlametare të parin në llojin vet për Shqipërinë.

Delegacioni i Venecias u takua edhe me përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, ndërsa Kreu i Shtetit Ilir Meta do të bëjë publike në orën 17:00 përfundimet e takimit të tij me këtë delegacion.

EMISIONET