Konfirmohet gjithçka, ja sa do të mungojë Vinicius JR

Konfirmohet gjithçka, ja sa do të mungojë Vinicius JR

Sezoni i Realit të Madridit ka marrë një goditje "knock-out".

Pasi u eliminua nga Kupa e Mbretit dhe Champions League, kampionët në fuqi të Europës kanë marrë një tjetër lajm të hidhur. Mëngjesin e sotëm është konfirmuar edhe dëmtimi i rëndë i yllit "Los Blancos", Vinicius Junior, që ka pësuar këputje të ligamentev edhe do të mungojë për të paktën 2 muajt e ardhshëm.

"Pas testeve të kryera sot me Vinicius Junior nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ligament të këputur të lidhjes tibiofibulale të këmbës së djathtë. Jemi në pritje të vlerësimit të mëtejshëm", -thuhet në deklaratë.

Një lajm mjaft i rëndë për ish-yllin e Flamengos që ishte shenja e vetme pozitive e mbrëmjes së trishtë të Realit kundër Ajaxit. Ky dëmtim do i hap udhë sulmuesit spanjoll, Marco Asensio për tu rikthyer në formacionin fillestar të Realit të Madridit, pozicion të cilin e ka humbur prej kohësh.

EMISIONET