Zelanda e Re

Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re njoftoi të premten e 28 shkurtit rastin e parë të konfirmuar të romanit koronavirus.

''Pacienti është një 60-vjeçar i cili kohët e fundit u kthye nga Irani", tha ministria në një deklaratë. Pacienti mbërriti në qytetin e Auckland më 26 shkurt.

''Personi i infektuar tashmë është i izoluar dhe do të marrë kurimin e nevojshëm'', tha ministria.

Më herët Zekanda e Re kishtwe deklaruar se do vendoste kufizime të përkoshme për personat që vinin nga Irani.

Nigeria

Autoritetet shëndetësore të Nigerisë të premten e 28 shkurtit raportuan rastin e parë me koronavirus në vend në qytetin e Lagos. Pacieni i infektuar është një shtetas italian që mbërriti në Nigeri tre ditë më parë. Ky është rasti i parë me koronavirus në Afrikën Sub-Sahariane, shkruan The Independent.

Nigeria, vendi më i populluar i Afrikës me rreth 190 milion njerëz, vlerësohet si një nga më të prekurit në botë ndaj përhapjes së virusit duke pasur parasysh sistemin e tij të brishtë shëndetësor dhe dendësinë e lartë të popullsisë.

Bjellorusia

Bjellorusia është bërë vendi i tretë ditën e sotme që ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus.

"Ne dëshirojmë t'ju informojmë se testet e 27 Shkurtit të kryera në Qendrën Republikane Shkencore dhe Praktike të epidemiologjisë dhe mikrobiologjisë treguan praninë e koronavirus 2019-nCoV në një nga studentët nga Irani", njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së Bjellorusisë.

Lituania

Lituania ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus.

Autoritetet vendase raportuan për rastin e parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një grau e cila u kthye këtë javë nga një vizitë në qytetin verior të Italisë së Veronës.

Në një deklaratë, qeveria lituaneze tha që gruaja ishte izoluar në spital në qytetin verior të Siauliai.

Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe po tregon vetëm simptoma të lehta dhe pa temperaturë të lartë.


/Ora News.tv/