Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në një call-center në Tiranë

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në një call-center

Dhjetëra punëtorëve të kompanisë Teleperformancë u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me COVID-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie.

Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi, njofton Sindikata Solidariteti.

“Ndërprisni punën nëpër call center-a! Ndërprisni punën nëpër fasoneri! Ndërprisni punën nëpër miniera! Sindikata Solidariteti bën thirrje përsëri për vëmendje të shtuar në këtë sektor nga ana e shtetit dhe nga ana e kompanive. Në kushtet e një emergjence të tillë është i domosdoshëm sigurimi i shëndetit të punëtorëve!” shkruan kjo Sindikatë.

Ndërkohë, burime për Ora News nga një punonjës i kësaj kompanie bëjnë me dije se aktualisht ka vetëm një të infektuar, ndërsa i gjithë i kati ku punohej është mbyllur.

EMISIONET