Konfirmohet personi i parë i prekur me koronavirus në Spanjë, u infektua në Gjermani

Konfirmohet personi i parë i prekur me koronavirus në Spanjë, u

Konfirmohet personi i parë i prekur me koronavirus në Spanjë.

Një person në La Gomera, një nga ishujt Kanarie të Spanjës, është diagnostikuar me koronavirus. 

Lajmin e ka bërë të ditur ditën e djeshme Ministria Kombëtare e Shëndetit e Spanjës.

Pacienti ishte pjesë e një grupi prej pesë personash që ishin në kontakt me një person të infektuar me virusin e ri ndërsa ishte në Gjermani, tha ministria në një deklaratë.

Ndërkohë, njëzet e një qytetarë spanjollë që u evakuuan nga Wuhan ditën e premten janë nën karantinë në një spital në Madrid. 

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se deri më tani nuk po raportonin simptoma të virusit.

Nga an tjetër, numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 259, ndërsa i të prekurve në më shumë se 12 000 në gjithë botën. 

EMISIONET