Konfirmohet në detyrë Drejtori i Kufirit, Eduart Merkaj

Konfirmohet në detyrë Eduart Merkaj, drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit.

Hetimi administrativ i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për Merkaj u bë për të tre kriteret.

Gjatë hetimit nuk është konstatuar asnjë problem sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Eduart Merkaj vitet e fundit ka mbajtur edhe detyra të tjera të larta në hierarkinë e policisë si Drejtor i Policisë Kriminale dhe i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.

Vettingu në polici pritet të kalojë në filtër të gjithë zyrtarët e policisë në mënyrë që edhe ky sektor të pastrohet përfundimisht nga emra, që konstatohen me probleme mbi kriteret e pasurisë, moralit dhe përgatitjen e tyre profesionale.

EMISIONET