Konfirmohet gjithçka, Luis vishet kuqezi

Konfirmohet gjithçka, Luis vishet kuqezi

Pas dy muaj bisedimesh të gjata, Filipe Luis më në fund ka arritur një marrëveshje për t'u bashkuar me Flamengon këtë verë.

Mbrojtësi i majtë, i cili ishte një agjent i lirë pas largimit nga Atletico Madrid në fund të sezonit të kaluar, do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me kuqezinjtë.

"Unë kam qenë një Flamenguista që kur isha i ri",tha Luis.

33-vjeçari kishte ndërmend të qëndronte te Atletico, por klubi nuk i ofroi një kontratë të re. Ish-mbrojtësi i Chelsea kaloi 8 sezone me fanellën "Los Colcheoneros" në dy periudha katër vjeçare, ku zhvilloi 240 takime dhe shënoi 9 gola.


EMISIONET