Italia konfirmon dy rastet e para me koronavirusin e ri

Italia konfirmon dy rastet e para me koronavirusin e ri

Konfirmohen dhe dy rastet e para të koronavirusit në Romë, Itali.

Dy turistë kinezë janë diagnostikuar me këtë virus.  

2 turistët kinezë kanë udhëtuar nga aeroporti Malpensa Milano ne Romë.

Ato ndodheshin në hotelin "Palatino via Cavour" të Romës.

Këtë e bën me dije kryeministri i vendit Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp në Palazzo Chigi.

Gjithashtu Conte deklaroi se janë marrë të gjitha masat paraprake dhe se dy shtetasit kinezë janë shtruar në një spital në Romë.

Ministri i Shëndetësisë Speranza u bëri thirrje qytetarëve italianë që të qëndrojnë të qetë dhe të mos hapin panik pasi situata është nën kontroll.

Shteti ka marrë të gjitha masat për të ndaluar një përhapje të mundshme si dhe mbylli trafikun ajror me Kinën.





EMISIONET