Shkon në 32 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shkon në 32 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar edhe 2 viktima nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, në Shkup dhe në Strugë.

Ndërkohë janë regjistruar 49 raste të reja me Covid-19.

Me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 712. 

Më herët dy liderët e partive më të mëdha në vend Zaev dhe Mickoski janë karantinuar për 14 ditë pasi patën kontakte me një gazetar i cili ishte infektuar me Covid-19.

EMISIONET