Kosova shkon në 703 raste, personat pozitivë, raste kontakti: Masat kufizuese të mos largohen pas 4 majit

Kosova shkon në 703 raste, personat pozitivë, raste kontakti: Masat

Kosova ka shënuar 34 raste të reja me infeksionin e Covid-19, duke e kaluar Shqipërinë për nga bilanci i të infektuarve me 703 raste në total. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se masat kufizuese janë aplikuar vonë dhe duhet të qëndrojnë në fuqi më gjatë se parashikimi.

Megjithëse i raportoi 4 ditë më vonë rastet e para me Covid-19 dhe arriti ta shmangë përhapjen në javët e para, Kosova e ka kaluar tani Shqipërinë për nga statistikat e rasteve aktive me koronavirus.

Në vend u rrit të premten me 34 raste të reja bilanci i pandemisë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 703 në orët e para të së shtunës.

Instituti vendor i Shëndetit Publik tha se personat që rezultuan pozitivë janë raste kontakti.

Tri komunat me më shumë bartës të virusit tashmë llogariten Malisheva, Ferizaj dhe Prishtina.

Numri i të shëruarve ka arritur në 162, 47 pacientë po marrin përkujdesje spitalore dhe 19 persona nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerëson se situata mund të jetë neglizhuar nga autoritetet qendrore.

Si masë parandaluese të përhapjes së koronavirusit, qytetarët në Kosovë lejohet të dalin për 90 minuta në ditë në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit, ndërkohë që shkollat, qendrat tregtare, lokalet dhe të tjera aktivitete tregtare që frekuentohen masivisht janë mbyllur prej mesit të marsit.

Por eksperti Ibishi sërish thekson se masat kufizuese duhet të reflektojnë trendin e pandemisë.

Qeveria e Kosovës fillimisht vendosi vetë për kufizim të lëvizjes duke e caktuar me orë daljen e qytetarëve ë rrugë, vendim ky që u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Duke nisur nga 15 prilli, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka vënë në fuqi masa të reja për lëvizjen e qytetarëve, dhe ato janë parashikuar deri më 4 maj.

EMISIONET