Konfirmohen 2 raste me koronavirus, Braçe thirrje për të ruajtur qetësinë

Konfirmohen 2 raste me koronavirus, Braçe thirrje për të

Zëvendëskryeministri Eiron Braçe i bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, pasi dha lajmin për konfirmimin e dy rasteve me koronavirus në Shqipëri. Braçe shprehet se është koha për vetëkontroll, disiplinë dhe për të zbatuar të gjitha protokollet për mbrojtjen nga koronavirusi. Ai u bën thirrje qytetarëve që në rast të konstatimit të shenjave të koronavirusit të kontaktojnë me autoritetet.

Erion Braçe: Tani duhet qetësi, vetëkontroll, disiplinë për të zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, vendosmëri për të mos lejuar përhapjen kudo! Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë, pjesa tjetër është higjiena, higjiena! 

Lani duart shpesh dhe për 40 sekonda me ujë e sapun, dezinfektoni me solucione me bazë alkoolin, të gjitha vendet me grumbullime të mëdha, posaçërisht shkollat duhet të 100 fishojnë kujdesin ndaj higjenës, mos prekni gojën, hundën e sytë me duar të palra, virusi hyn në trup prej tyre! Mbroni fëmijët dhe të moshuarit! Është detyrë!

Lexoni ketu te gjitha lajmet :  Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat



EMISIONET