Presidenti i Republikës Ilir Meta reagoi për Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel, ku u mblodhën rreth 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin nga tërmeti. Meta shpreh mirënjohjen për të gjithë donatorët që treguan solidaritet ndaj Shqipërisë.

Ilir Meta: Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese.

/Ora News.tv/