Konferenca e Donatorëve: Kroacia dhuron 1 milion euro për shëndetësinë

Konferenca e Donatorëve: Kroacia dhuron 1 milion euro për

Kroacia ka dhuruar 1 milion euro për rindërtimin. Këtë deklaratë e bëri kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, në Konferencën e Donatorëve.

Andrej Plenkovic: ''Pjesëmarrja në këtë konferencë tregon se BE është në zbatim të koncepteve të tij, sidomos atij humanitar. BE ka bashkë punuar me Shqiperinë sepse e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

Kur mësuam për termetin ne menjeherë dërguam 15 persona për të shkuar ne ndihmë të Shqipërisë. Atë kohë ne dërguam 1 milion kuna kroate ndihma, ushqime dhe batanije. Kryqi i Kuq e plotësoi ndihmen javët e ardhshme dhe derguam një ekip me 5 ekspertë të mbrojtes civile. Qeveria ime vendosi që t'i dhurojmë Shqipërisë 1 milion euro per tu përdorur në fushën e shëndetësisë.''


EMISIONET