Kompromisi politik? Milo: Pritet në fund të prillit

Kompromisi politik? Milo: Pritet në fund të prillit

Politikani Paskal Milo i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se deri në fund të prillit mund të gjendet kompromisi politik për zgjidhjen e krizës.

Pjesë nga debati: 

Milo: Ne do të zvarritemi deri nga fundi i prillit kur mbarojnë afatet kushtetuese për të vënë në rrezik zgjedhjet vendore. Kompromisi për mua mund të bëhet deri në fund të prillit. Pavarësisht se Partia Socialiste thotë se mund të shkojë e vetme në zgjedhje nuk besoj se është në interesin e saj që të shkojë e vetme në zgjedhjet vendore. Mendoj që është një kufi i arsyeshëm që të gjendet kompromisi deri në fund të prillit.

EMISIONET