PS rrëzon dy dekretet e Metës për anti-KÇK dhe pronat, javën tjetër votohen në Kuvend

PS rrëzon dy dekretet e Metës për anti-KÇK dhe pronat,

122 deputetëve të parlamentit u është kërkuar të jenë prezent në seancën parlamentare e cila do të mblidhet për shqyrtimin e dekreteve të presidentit i cili ka kthyer për shqyrtim dy projektligje. Votimi është kërkuar të zhvillohet duke respektuar distancat e kërkuara për parandalimin e koronavirusit. Kërkesa ka ardhur pasi mazhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzoi argumentet e Kreut të Shtetit mbi draftin e anti-KÇK DHE atë të regjistrimit të pronave.

Për socialistët nuk është shqetësuse vetëm situata me koronavirusin, por edhe vendimet e Presidentit Meta.

Për këtë arsye në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të zhvilluar online janë rrëzuar dy dekretet e Kreut të Shtetit, për anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Argumentat e Ilir Metës që akti normativ i Këshillit të Ministrave për anti-KÇK bie ndesh me Kushtetutën dhe shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk i kanë bindur socialistët duke i rrëzuar ato me votën e tyre dhe të disa deputetëve të opozitës parlamentare.

Edhe dekreti për pronat është rrëzuar, pasi mazhoramca e ka cilësuar si një vendim politik, pas sipas tyre ka patur mjë vendim për këtë çështje nga Komisioni i  Venecias.

Javën e ardhme pritet të seanca plenare për të miratuar vendimet e marra nga qeveria përsa i përket masave parandaluese ndaj COVID-19 si dhe dy dekretet e Presidentit Meta.

Por ndryshe nga mbledhja e komisiomeve të cilat janë zhvilluar online, në parlament deputetët do të jenë të pranishëm fizikisht por me masa të shtuara mbrojtëse ndaj koronavirusit.

EMISIONET