Pas disa ditësh qetësie mes Presidentit dhe Kuvendit për shkak të infektimit me Covid-19, prishet paqja mes PS-së dhe Ilir Metës.

Komisioni Hetimor është mbledhur për të shtyrë derime 31 korrik afatin e punimeve për shkak se është në pritje të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias.

 Socialistët kërkojnë shkarkimin e Kreut të Shtetit për shkak të dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe procedurës së ndjekur nga Ilir Meta për emërimet në Kushtetuese.

Në opinionin paraprak për Kushtetuesen, delagacioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit ndërsa kritikoi mazhorancën për ligjin e ndryshuar për betimet dhe KED për shkelje të procedurave.

/Ora News.tv/